Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë ndaj kundërshtarit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Skuadra kosovare kërkon kalimin në ‘Play-off’ të Conference League, me skuadrën e Ilir Dajës që duket shumë e përgatitur për takimin e parë.
Kampioni nga Ishujt Faroe nuk është aspak një skuadër për t’u nënvlerësuar, madje ka eliminuar edhe skuadra si Sutjeska, që është kampion i Malit të Zi.
Ndeshja zhvillohet në ora 20:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).