Loading…

Ballkani mposhtet në Plzeni, i duhet një ‘mrekulli’ në Zagreb për të shpresuar në kualifikim

  • 30/11/2023 | 20:42

Ballkani mposhtet në Plzeni, i duhet një ‘mrekulli’ në Zagreb për të shpresuar në kualifikim

Ballkani nuk ia ka dalë të nxjerrë një rezultat pozitiv në duelin e sotëm ndaj Viktoria Plzenit të zhvilluar në “Air Albania”, në ndeshjen e parafundit të fazës grupore të Ligës së Konferencës.


Suhrekasit janë mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në sfidë erdhi në minutën e 81-të, pas një rivënie këndore ku mesfushori çek Pavel Sulc u gjend në zonë duke shfrytëzuar një dalje të portierit Enea Koliçi, për ta futur topin në rrjetë.

Sidoqoftë, Ballkani ka ende gjasa për një kualifikim në duelin e fundit përmbyllës të këtij turneu, kur ata vizitojnë skuadrës e Dinamo Zagrebit, skuadër kjo ndaj së cilës Ballkani ka fitoren e vetme në këtë fazë grupore.

Ballkani aktualisht pozicionohet në pozitën e fundit me 4 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Astana në pozitën e tretë. Dinamo pas fitores së sotme të arritur ndaj Astanës tani ngritet në pozitën e dytë, me 6 pikë të mbledhura, kurse Plzeni kryeson bindshëm si lidere me pikët e plota pas 5 ballafaqimeve, me 15 pikë.

Për t’u kualifikuar tutje, Ballkanit tani i duhet të mposht Dinamo Zagrebin dhe të shpresojë që Astana nuk e mposht Viktoria Plzenin, kur ata do të udhëtojnë në Çeki në xhiron e fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë