Loading…

Ballkani mund të ngjajë në garë në armatim

  • 08/03/2017 | 13:19

Ballkani mund të ngjajë në garë në armatim

Zvicra me kujdes po përcjell afrimin e Serbisë në Bashkim Evropian, gjë që është me rëndësi vitale për regjion por edhe për vet Serbinë.


Këtë ka deklaruar ambasadori i Zvicrës në Beograd Philippe Guex dhe shtoi se ekziston brengosja e ngjalljes së “tregimeve nacionaliste” në rajon.

Guex ka theksuar se hyrja në BE me vete sjell stabilitet dhe prosperitet, duke shtuar se ky rregull deri tani ka vlejtur pa përjashtim, transmeton Gazeta Metro.

“E kuptoj kontestin kompleks në të cilin është Serbia. Jemi të brengosur për shkak të ngjalljes së tregimeve nacionaliste. Procesi i pajtimit rajonal ka rritjet dhe uljet e veta, tani përsëri është duke shkuar teposhtë, gjë që është rezultat i lodhjes i cili ekziston në rajon”, ka thënë Guex.

Siç ka shtuar, situata momentale mund të filloj të ngjajë në garë të re në armatim, duke aluduar në furnizimin serb me aeroplanë luftarak dhe helikopterë nga Rusia dhe Bjellorusia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë