Klubi i Ballkanit ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve. Në listë është edhe Blendi Baftiu, i cili u përfol që do të largohej në verë jashtë Kosovës dhe të transferohej në ligën e Turqisë, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një njoftimi për media në Facebook, Ballkani ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve.
Në listë janë Arbër Prekazi të cilit kontrata i është vazhduar deri më 2023, Edvin Kuc deri në vitin 2024, Kushtrim Gashit i është vazhduar kontrata deri më 2024, Egzon Sinani qëndron në Suharekë deri më 2023, Albin Kapra i është vazhduar kontrata deri më 2023.
Ndërkaq senzacioni i sezonit të kaluar, Blendi Baftiu, ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me Ballkanin deri në vitin 2022.
Baftiu u përfol shumë për një kalim në Turqi gjatë verës, por që kishte dështuar një transferim i tillë. Ai madje ndryshoi edhe numrin e fanellës në Ballkan, pasi që pritej që të linte Ballkanin për një ekip jashtë Kosovës.
Më poshtë njoftimi nga Ballkani. /gazetametro.net