Loading…

Ballkani shënon fitore me shumë ‘vështirësi’, fiton me një gol diferencë

  • 04/08/2022 | 21:53

Ballkani shënon fitore me shumë ‘vështirësi’, fiton me një gol diferencë

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Klaksvik, në Europa Konferencë Ligë, me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Metro.


Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj Klaksvik, e vlefshme kjo për kualifikime në Konferencë Ligë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 30′. Ndërsa katër minuta nga fundi i pjesës së parë, golin e dytë për Ballkanin e shënoi Korenica.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm kur në minutën e 50′ Rrahmani shënoi gol të jashtëzakonshëm nga largësia.

Mirëpo pas këtyre tri golave, Ballkani e lëshoi tempon dhe pësoi dy gola.

Dy golat për mysafirët i shënoi Klettskard.

Ballkani udhëton drejt Ishujve Faraoe me 11 gusht, për ndeshjen kthyese.

Në rast fitore, Ballkani kalon në fazën e ‘playoff’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë