Loading…

Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

  • 11/08/2022 | 23:29

Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani ka shënuar fitore me penallti ndaj Klaksvik si mysafir, duke kaluar në fazën e play-offit e Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte mbyllur 2-1 për kundërshtarët.


Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4 përballja shkoi në vazhdime, pastaj në penallti, ku kampioni ynë ishte më i mirë se rivali.

Ballkani tani do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me klubin tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Ndeshja e parë zhvillohet këtë të enjte në Shkup, ndërsa tjetra pas një jave në Prishtinë.

Ballkani ka eliminuar nga kjo garë La Fioritan dhe Klaksvikun, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte mposhtur nga Zalgiris.

Nëj fitore në fazën play-off do të thoshte miliona euro në arkat e klubit të Ballkanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë