Loading…

‘Band of Brothers’: Vdiq i fundit nga legjendarët e Easy Company, veteran i njësitit më të famshëm amerikan 101 Airborne Division

  • 07/07/2022 | 16:14

‘Band of Brothers’: Vdiq i fundit nga legjendarët e Easy Company, veteran i njësitit më të famshëm amerikan 101 Airborne Division

Bradford Freeman, i fundit nga njësiti më i famshëm amerikan 101 Airborne Division- i vetmi njësit që është nderuar në tërësi nga ushtria për trimëri në betejë nga shteti amerikan – vdiq në moshën 97 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Easy Company ishte përjetësuar në serinë e famshme amerikane Band of Brothers që bëri të njohur heroizmin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore nga zbarkimi në Normandi, fushatën në Holandë dhe rezistencën legjendare të rrethuar në Bastogne e deri në pushtimin e Kehlsteinhaus (vilës së Adolf Hitler) në Berchtesgaden të Gjermanisë.

Bradford Freeman vdiq të dielën në Caledonia në shtetin e Mississippi të SHBA’së.

Ai pas luftës ishte kthyer në qytetin e tij të lindjes ku u martua dhe punoi si postier për 32 vite.

Oficeri i fundit nga legjendarët e Easy Company, Eedward Shames, kishte vdekur me 3 dhjetor 2021.

Shames ishte i pari ushtar që kishte çliruar Dachau, kampin të përqendrimit më jetëgjatë nazist. Ai njihet se kishte ngritur doli në Bar Mitzvah e të birit të tij me konjakun personal të Adolf Hitlerit që e kishte ‘konfiskuar’ në ‘Folenë e Shqiponjës’.

Currahee!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë