Loading…

‘Banditët urban’ dhe kriza që nuk po e shohim

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 29/05/2026 | 14:59

‘Banditët urban’ dhe kriza që nuk po e shohim

Në hapësirën ndërmjet bindjes së plotë hamshore sektariane se NE e kemi mirë në çdo aspekt dhe ATA janë tradhtarë që e kanë shkatërruar shtetin, është ndërtuar mendësia banditeske e qeverisjes KURTIANE.


Banditët urban sot në qeverisje klandestine në raport me shtetin, pushtetin dhe paranë publike, nuk japin pesë pare kush çka thotë, e më së paku prokuroria. ATA e kanë çkreh me i fitu këto zgjedhje me çdo kusht dhe pa kurrfarë kushtesh.

Banditët urban na kanë qu në zgjedhje të vetëdijshëm e të bindur deri në relaks prej kapadaive ‘zgradali’, se mund t’i përdorin parat e qeverisë për ti blerë votat dhe këtë po e bëjnë jo vetëm pa ngurrim, por me bindjen e ‘thiut n’akull’.

Sa më të varfër po bëhen qytetarët e Kosovës aq më shumë do të mvaren nga shteti dhe aq më lehtë Qeverisja KURTIANE do t’i korruptoj e shantazhoj ata si individ në zgripc të ekzistencës.

Majtistët kurtian po e mvarësojnë qytetarin nga shteti gjithnjë e më shumë.

Për qytetarët e varfër deri në molisje, me halucinacion në optikë, 100 eurot ju përfytyrohen me një e dy zero më shumë. Si të tillë të varur nga shteti dhe të lodhur nga varfëria, po i votojnë ‘këta shpëtimtarë’ deri sa po vendosin të ikin nga ky shtet. Ikja është super-krizë. Kriza duhet të ndalet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë