Loading…

Baneri me letrën e Arlinda Zekajt vendoset në objektin e Avokatit të Popullit

  • 04/11/2026 | 20:02

Baneri me letrën e Arlinda Zekajt vendoset në objektin e Avokatit të Popullit

Organizata “Fourth Wave” të mërkurën, në objektin e Avokatit të Popullit, ka lëshuar një baner me letrën e Arlinda Zekajt, të cilën ia kishte dërguar Prokurorisë në Pejë e ku kërkonte ndihmë para se të vritej nga ish-kunati i saj, shkruan Gazeta Metro. 


Organizata këtë veprim e bëri me qëllim që t’u tregojë institucioneve se jeta e grave në Kosovë është në rrezik.

“Këtë rrezik na e dëshmoi Arlinda, e cila vazhdoi të kërkonte ndihmë në çdo institucion, por nuk gjeti mbrojtjen që i duhej. Historia e saj është dëshmi e një sistemi që nuk arriti të përgjigjej në kohën kur jeta e saj ishte në rrezik. Femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare. Kjo nuk është vetëm çështje e drejtësisë apo e sigurisë, por përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Kosovës dhe e të gjitha institucioneve që kanë për detyrë t’i mbrojnë jetët e grave”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga kjo organizatë thanë se kjo nismë është shenjë solidarizimi me kërkesat e protestuesve në Prishtinë dhe një tjetër thirrje që institucionet të mos e trajtojnë më dhunën ndaj grave si çështje dytësore.

“Arlinda nuk duhet të mbetet vetëm një emër në një baner. Jeta e grave duhet të jetë prioritet shtetëror”, u tha ndër të tjera.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, në një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e grave nga dhuna./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë