Loading…
Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtërishme në Kosovë
  • 13/04/2019 | 10:41

Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Gjatë takimeve të përvitshme pranverore në Washington të cilat organizohen nga Banka Botërore, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, u takuan me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin që ka Kosova me Bankën Botërore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj.


Gjatë takimit, Lluka shpalosi nevojat për ndihmë në sektorin minerar, duke kërkuar asistencë teknike për zhvillimin e Trepçës dhe 11 zonave me interes të veçantë të pasura kryesisht me plumb, zink, nikel dhe krom.

Lluka tha se prezenca e Bankës Botërore në këto asete strategjike është më se e nevojshme për shkak se ndihmon në rritjen e kredibilitetit, transparencës dhe konkurrueshmërisë.

Muller u shpreh i kënaqur me partneritetin e deritanishëm që ka më Kosovën dhe parasheh rritje të projekteve në fushën e ujërave dhe energjisë.

Po ashtu, përmes Institucionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), Banka do të ndihmojë me zhvillimin e procedurave për dhënien e licencave të energjisë së ripërtërishme përmes ankandit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë