Loading…

Banka Botërore ka qenë menagjuese i 400 milionë eurove në Kosovë

  • 06/12/2016 | 17:36

Banka Botërore ka qenë menagjuese i 400 milionë eurove në Kosovë

Anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, pritën sot përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), përkatësisht, drejtoreshën e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Gazeta Metro.

Kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, pasi shprehu konsideratën e tij, si dhe të komisionit ndaj BB-së për ndihmën e vazhdueshme ndaj vendit tonë, i njoftoi mysafirët edhe për trendet e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Me këtë rast, Mustafa vuri në spikamë rritjen ekonomike vjetore, ndërkaq, në vijim foli edhe për sfidat në sektorë të ndryshëm ekonomik. Ndër shqetësimet e ngritura nga kryetari Mustafa me këtë rast, ishte numri i lartë i të papunësuarave në vend.

Mustafa vlerësoi se mbështetja e BB-së ndaj Kosovës është jetike në këtë fazë për vendin tonë, ndërkaq, kërkoi që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldsein, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, tha: ”Në gjithë Ballkanin Perëndimor, e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme dhe për të promovuar përparimin e përbashkët është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës, si dhe mundësive ekonomike për të rinjtë”. Duke folur për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Goldtsein vuri në dukje moshën e re të popullsisë së vendit tonë.

Lidhur me përkrahjen e BB-së ndaj Kosovës, drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, tha: Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet.

BB-ja, vijoi Goldstein, që nga viti 2000, ka ofruar, apo menaxhuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën, nëpërmjet rreth 40 operacioneve. Kjo përfshin përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformën e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe sektorë të tjerë.

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Golddstein, siguroi për përkrahje të BB-së edhe në të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë