Loading…

Banka Botërore me një lajm jo të mirë për ekonominë e Kosovës

  • 11/04/2018 | 11:34

Banka Botërore me një lajm jo të mirë për ekonominë e Kosovës

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor në 3.2 për vitin 2018 nga parashikimi i saj i mëhershëm prej 3.3 për qind dhe ka paralajmëruar se reformat strukturore janë të nevojshme nëse rajoni dëshiron të rritet qëndrueshëm në periudhën afatmesme.


Banka tha po ashtu se pret që rajoni, që përbëhet nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia, të rritet për 3.5 për qind më 2019, nga 3.6 sa kishte parashikuar në raportin e nëntorit 2017.

Banka ka identifikuar proteksionizmin tregtar, normalizimin e normave të interesit në nivel global, rritjen potencialisht të ulët dhe pasigurinë rreth ndryshimeve të politikave të brendshme si rreziqe kyçe të parashikimit.

“Këto rreziqe mund të zbuten duke racionalizuar shpenzimet për të ndërtuar hapësirë fiskale për reforma që rrisin zhvillimin, dhe nga një qasje më strategjike për të rritur konkurrueshmërinë”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe organizata tjera ndërkombëtare u kanë bërë thirrje gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të ulin sektorët e tyre publikë, të reformojnë sistemet e tyre pensionale dhe të privatizojnë kompanitë shtetërore për të trajtuar rritjen e mprehtë të deficiteve buxhetore dhe papunësisë.

Në raportin e saj, Banka Botërore ka thënë se përderisa papunësia ra në shumicën e vendeve më 2017, ajo dalloi nga 13.5 për qind në Serbi në 30.4 për qind në Kosovë.

“Mbi 80 për qind e vendeve të reja të punës ishin në shërbime, kryesisht në tregti me pakicë dhe shumicë, mbështetur nga rritja e konsumit”, thotë raporti.

Vetëm Serbia dhe Bosnja regjistruan suficite buxhetore më 2017. Në pjesën tjetër të rajonit, deficiti vazhdoi, i nxitur nga shpenzimet e përsëritura, shpesh në përfitime dobët të synuara dhe në subvencione.

Për të korrigjuar këtë, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke punuar tani në ringjalljen e investimeve kapitale që ndikojnë në zhvillim, thotë Banka Botërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë