Loading…
Banka Botërore për Kosovën: Rritje ekonomike 4.5% për 3 vjet radhazi
  • 21/01/2019 | 21:20

Banka Botërore për Kosovën: Rritje ekonomike 4.5% për 3 vjet radhazi

Banka Botërore parasheh se gjatë tre viteve të ardhshme rritja ekonomike e kosovës do të jetë më e madhja në regjion, trasnmeton Gazeta Metro.


Raporti i fundit i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 4.5 përqind në vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është:

Shqipëria 3.6% në 2019 dhe 3.5% në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia 2.9% në 2019, 3.2% në 2020, 3.3% në 2021; Serbia 3.5% në 2019, 4.0% në vitet 2020 dhe 2021; Mali i Zi 2.8% në 2019, 2.5% në vitet 2020 dhe 2021; Bosnje-Hercegovina 3.4% në 2019, 3.9% në 2020, 4.0% në 2021.

Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke konkluduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat globale ekonomike”. Raportin e plotë e gjeni në webfaqen e Bankës Botërore. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë