Loading…
Banka Botërore se përkrahi Kosovën: Por e përkrahi termocentralin gjigant me 4800 MW
  • 16/07/2019 | 11:45

Banka Botërore se përkrahi Kosovën: Por e përkrahi termocentralin gjigant me 4800 MW

Medupi, termocentrali gjigant me qymyr me kapacitet prej 4800 megavatesh i vendosur në Afrikën e Jugut, pritet që së shpejti të përfundojë ndërtimin. Projekti është duke u zhvilluar nga Eskom, korporata shtetërore e Afrikës së Jugut, dhe investimi arrijnë në shumën prej 10 bilion eurosh, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan Gazeta Metro.


Projekti, përveç tjerash, përkrahet edhe nga Banka Botërore me rreth 3.5 miliard Euro dhe nga Banka Afrikane e Zhvillimit (AFDB).

Termocentrali do të ketë gjashtë njësi prej 800 megavatesh, që bashkërisht prodhojnë 4,800 megavat energji elektrike nga qymyri. Njësia e parë e këtij termocentrali tani më ka filluar prodhimin në muajin Korrik.

Njësitë prodhuese të termocentralit Medupi do të jenë më efiqiente dhe do të operojnë edhe në temperatura të larta. Në momentin që të gjitha njësitë fillojnë prodhimin, termocentrali Medupi do të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri.

Ndryshe, ashtu sikurse për termocentralin Medupi, Banka Botërore kishte konsideruar përkrahjen edhe për termocentralin e ri në Kosovë, duke qenë se i njejti do të zvogëlojë ndotjen skajshmërisht dhe do të sigurojë furnizimin e rregullt dhe pavarësinë energjetike të Kosovës.

E gjendur pranë presionit të organizatave ‘ambientaliste’ lokale dhe rajonale, Banka Botërore kishte deklaruar se ka ndërprerë përkrahjen për projekte qymyri, rrjedhimisht edhe përkrahjen e termocentralit të ri në Kosovë, ani pse e njejta kishte udhëhequr procesin e ndërtimit të termocentralit për më shumë se një dekadë.

Në mungesë të termocentralit të ri dhe pas mbylljes së termocentralit Kosova A, Kosovës do i duhej të importonte energji elektrike nga termocentralet e reja dhe të paralajmëruara në rajon, që gjithashtu prodhojnë rrymën nga qymyri.

Vetëm dhjetë vitet e fundit, Kosova ka importuar energji elektrike me vlerë prej gjysmë miliardi eurosh, ani pse vendi radhitet i treti në Evropë për nga rezervat e qymyrit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë