Loading…

Banka Europiane ofron 25 milionë për Ferronikelin

  • 15/08/2019 | 12:42

Banka Europiane ofron 25 milionë për Ferronikelin

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë NewCo Ferronikeli.


“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH’in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai, njofton rel.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ka ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë