Loading…

Banka gjermane e shtetit, transferon gabimisht 5 miliardë euro

  • 26/03/2017 | 08:23

Banka gjermane e shtetit, transferon gabimisht 5 miliardë euro

Një bankë shtetërore gjermane pranoi të premten se më 20 shkurt u kishte transferuar gabimisht katër bankave të ndryshme rreth 5 miliardë euro.


“Transferta e gabuar u diktua dhe u korrigjua në çast dhe e gjithë shuma monetare është rikuperuar sërish”, konfirmoi banka gjermane KfW me seli në Frankfurt.

Banka sqaroi se problemi ishte pasojë e “gabimit njerëzor” të një programuesi pa përvojë të KfW-së, pasi shkarkimi i të dhënave të gabuara bëri që programi i transferimit të pagesave të kryente në mënyrë automatike transferta të shumëfishta drejt katër bankave të tjera.

Banka shprehu keqardhje për incidentin dhe ndërkohë njoftoi se “ka ndërmarrë një hetim të përgjithshëm të brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që të sqarojë plotësisht shkaqet e këtij gabimi.”

Kjo nuk është hera e parë që KfW-ja gjendet në një situatë të tillë. Në vitin 2008, në kulmin e krizës financiare, banka u bë objekt talljeje pasi i transferoi “Lehman Brothers” më shumë se 320 milionë euro , pikërisht në ditën kur banka amerikane e investimeve kishte aplikuar për falimentim.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë