Loading…
Banorët e Mati 1 pa ujë, kompanitë private dëmtojnë gypat
  • 15/03/2019 | 12:04

Banorët e Mati 1 pa ujë, kompanitë private dëmtojnë gypat

Banorët e rrugës Mati 1 në Prishtinë, specifikisht tek “Chelsea Point”, janë duke u ankuar se qe dy ditë kanë probleme me ujin.


Zyrtarë nga Ujësjellësi kanë thënë për Klan Kosova se problemi qëndron tek kompanitë private, pasi që sipas tyre, ato gjatë punës po i dëmtojnë gypat e ujit.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë brenda një jave që kompanitë private po shkaktojnë probleme.

“Në rastin në fjalë ne si Ujësjellës jemi ndihma më e madhe për konsumatorët e ndërtesave Chelsea Point. E them këtë për arsye se disa kompani private janë duke punuar në atë pjesë”.

“Gjatë ditës së djeshme, punëtorët e ujësjellësit kanë intervenuar dy herë për hir të konsumatorëve, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme, ekipet tona janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rregullimin e gypave që po dëmtohen nga kompanitë private”.

“U bëjmë thirrje kompanive private që të kenë kujdes maksimal me gypat e ujësjellësit sepse kjo është hera e dyte brenda një jave që po dëmtohen gypat e ujësjellësit nga kompanitë private”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë