Loading…

Banorët festojnë ligjin për Obiliqin

  • 30/11/2016 | 13:48

Banorët festojnë ligjin për Obiliqin

Banorët e Obiliqit kanë dalur rrugëve për të festuar miratimin e ligjit të ri për Obiliqin.

Kjo sepse sipas këtij ligji, 20 për qind e inkasimit iu ndahen qytetarëve të kësaj zone.

Kjo komunë do të gëzojë trajtim të veçantë ligjor dhe banorët për shkak të dëmeve nga eksploatimi do të përfitojnë edhe financiarisht si kompensim. Me këtë projektligj është krijuar baza juridike që banorët përveç tjerash t’i gëzojnë edhe disa të mira të domosdoshme për ta në formë të kompensimit për dëmin që u shkaktohet atyre nga ndotja e ambientit.

Sipas memorandumit shpjegues, qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i zonës së Obiliqit dhe rreth tij si zonë me status të veçantë mjedisor, pastaj përcaktimi i masave adekuate për krijimin e kushteve për një jetë më cilësore dhe më dinjitoze për banorët e kësaj zone të rrezikuar.

gresa-obili

Neni 9 i këtij projektligji sqarohet pjesa e mjeteve financiare të kushtuara për Zonën e Veçantë, për të cilin qeveria do të ndajë një grant të përhershëm, i cili do të menaxhohet nga komuna e Obiliqit dhe ministria e Financave.

Gjithashtu, me këtë ligj obligohet edhe ministria e Shëndetësisë të krijojë shërbime shtesë në këtë zonë. Ndërsa, banorëve të kësaj zone do t’iu ofrohet edhe energji elektrike me një kuotë më të ulët./gazetametro.net

untitled-555

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]zetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë