Loading…

Banorët në Prekaz: Vucic të kërkojë njëherë falje, pastaj vjen pajtimi

  • 09/09/2018 | 13:41

Banorët në Prekaz: Vucic të kërkojë njëherë falje, pastaj vjen pajtimi

Rezistencë në Prekaz të Epërm, Drenicë për ardhjen e presidentit serb Vucic, që kishte planifikuar vizitë në Banjë.


Qytetarët dhe veteranët dolën në protestë të bllokonin kalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Barrikada ka vënë në lëvizje edhe forcat e KFOR.

Por largimi i KFOR nuk i largoi banorët nga aty, sepse ata nuk i besojnë askujt.

Gjë që detyroi kryeministri e vendit, Ramush Haradinaj të anuloj vizitën e presidentit serb në këtë zonë.

“Na nuk kemi ala informacione të sakta a është anulu a jo. Mirë ka bo që e  ka anulu sepse na jena dale k’tu me qëndru jo vetëm sot, por nëse është nevoja dy- tri ditë për mos me ardh me shkel, sepse ju e dini edhe të gjithë e dinë që krimet që janë bo k’tu janë të pafalshme dhe për ata jena dalë të gjithë k’tu për mos me shkel tokën e Drenicës o fjala, deri sa të bohet pajtimi i të gjithve”, tha njëri nga banorët.

Ndërsa nga ana tjetër gazetarja e pyeti po të njëjtin se çka nënkupton me pajtimin e të gjithve, ai iu përgjigj: Po për shembull, kuptojmë nëse qeveritarët tonë merren vesh dhe pajtohen mes veti, na njohin neve si shtet edhe na kërkojnë falje atëhëre na mujm me u pajtu edhe na me ta.

“Nihna mirë që ska mujt me hi në Drenicë Vucici. Vucici është një kriminel që ka bo masakër në popullin shqipar edhe sdi sa janë të pagjetur edhe kur fajle nuk i lyp popullit shqiptar ai edepsuz edhe kishe po vij në Kosovë me bo vizit”, ishin fjalët e një tjerët qytetari që bllokoi rrugën Vucicit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë