Loading…

Banorët paguhen për qëndrimin në shtëpi, zbulohen çmimet marramendëse

  • 10/12/2021 | 08:05

Banorët paguhen për qëndrimin në shtëpi, zbulohen çmimet marramendëse

Personazhet e Big Brother VIP paguhen për çdo ditë të qëndrimit në shtëpi.


Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000 Euro.

Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk lùftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda.

Arsyeja? Fare e thjeshtë! Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izòluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë.

‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi.

Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’.

Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda.

Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh.

Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro.

Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP.

Epo jo keq! Të gjithë banorët përveç katapultimit të tyre në showbizin shqiptar përfituan edhe para për të ‘kënaqur’ këtë popull me ‘dràmat’ dhe ‘lojrat’ e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë