Loading…

Banori i ankohet se ia kanë marrë gruan, ky është reagimi epik i Ramës

  • 02/12/2019 | 22:43

Banori i ankohet se ia kanë marrë gruan, ky është reagimi epik i Ramës

Edi Rama edhe sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e prekur nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, kryeministri shqiptarë ka marrë kërkesa interesante nga qytetare, njëri prej tyre ka pasur një shqetësim të çuditshëm, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë takimit me banorët, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar që të bëjë edhe humor për ta relaksuar gjendjen traumatike që po mbretëron në zonat e prekura pas tërmetit.

Një nga momentet që ka shkaktuar shumë të qeshura, ka qenë pikërisht rasti i qytetarit që kërkonte gruan, e cila sipas tij ishte dërguar në hotel pa dijeninë e tij.

Por ka pasur edhe momente kur Rama ka shpërthyer nga kërkesat absurde.

E një i tillë ishte edhe kur qytetari ju ankua Ramës për gruan e tij, që ia kishin dërguar në hotel pa e pyetur.

Rama i habitur me këtë shqetësim të burrit, ia kthen kështu:

Rama: Ta kanë marrë gruan?

Banori: Po ma kanë marrë gruan pa më pyetur dhe e kanë çuar në hotel

Rama: Ta kanë marrë gruan pa të pyetur ty? Gruaja paska mend më shumë se ti dhe ka shkruar në hotel, merre autobusin dhe shko te gruaja.

Ndërsa në Shqipëri, Qeveria dhe komunat e prekura nga tërmeti kanë bërë marrëveshje me hotelet që qytetarët e prekur nga tërmeti që kanë mbetur pa strehë, të akomodohen përkohësisht në hotele./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë