Loading…

Banorja e Big Brother me matematikë ndryshe: Thotë se 12+4 bëjnë 26

  • 31/10/2021 | 22:20

Banorja e Big Brother me matematikë ndryshe: Thotë se 12+4 bëjnë 26

Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sa vijnë e shtohen dita-ditës.


Mbrëmë u zhvillua një debat i ashpër sërish mes Donaldit dhe Ilirit, ku gjithçka ndodhi për ushtrimet sa i përket provës së javës.

Derisa një pjesë e banorëve u munduan të qetësonin aktorin Veshaj, duke zgjedhur që të bëjnë lojëra të ndryshme.

Në një moment Donaldi zgjedh t’i bëjë një lojë këngëtares Beatrix Ramosaj, lojë kjo e cila kishte të bënte me mbledhjen e numrave.

Në mesin e shumë pyetjeve që lidheshin po me mbledhjen e numrave, aktori e pyet këngëtares se sa bëjnë, 12+4, e që kjo e fundit mendohet bukur gjatë dhe në fund thotë 26, e që të gjithë fillojnë qeshin me të.

Donaldi: Pse si bëjnë 26?

Beatrix: hmm(mendohet)… po sa bëjnë pra se na trashe?

Donaldi: Jo si mund të bëjnë 26, 16 pra, dhe vazhdojnë lojën sërish

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë