Opinionisti politik, Bleron Baraliu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për vdekjen tragjike të futbollistit 17-vjeçar të Trepçës’89, Erion Kajtazi. Ai ka thënë se vdekje si kjo janë barrë dhe përgjegjësi e shtetit, transmeton Gazeta Metro.
Baraliu thotë se për raste të tilla ministri i shëndetësisë do të duhej të konsideronte dorëheqjen, por theksoi se Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë tash e sa kohë.
”Ministri i shëndetësisë do duhej të konsideronte dorëheqje për mungesën totale të progresit në shëndetësi dhe neglizhencën me të cilën adresojmë shëndetin e qytetarëve.
Vdekje si kjo jenë barrë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë. Por ne as nuk kemi ministër të shëndetësisë — nuk kemi pasur as gjysmën e kohës së mandatit Kurti 2 — lëre më të kërkojmë ndërgjegje dhe përgjegjësi,” ka shkruar ai.
Postimi i Bleron Baraliut: