Projektligji i propozuar nga presidenti Hashim Thaçi për transformim të rolit të FSK’së në ushtri, u kundërshtua nga NATO dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. Pavarëësisht kësaj Thaçi tha se nuk tërhiqet nga propozimi i tij. Ndërsa, njohësit e çështjeve juridike, vlerësojnë se ky projektligj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike, vlerëson se kjo mënyrë është versioni i dytë, dhe sipas tij është thënë me vite të tëra se në qoftëse me ndryshim dhe me plotësim të kushtetueses nuk shkon, për shkak të pengesave që janë krijuar konstalicionet të forta në Kuvend, konkretisht për shkak se Lista Serbe është bërë një faktor i patejkalushëm nëpërmjet bisedave në Bruksel, është kjo mënyrë, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për FSK’në.
Baraliu thotë për gazetametro.net se ky variant është bërë në vitin 2014 nga qeveria e atëhershme dhe qeveria e tanishme, mirëpo tani është aktivizuar nga presidenti me një propozim të tillë. Ai thotë se duhet të mendohet seriozisht për mbrojtjen e vendit dhe avancimin e statusi operativ dhe substancial të forcave të tanishme të Kosovës.
“Unë mendoj që mundet dhe duhet, s’ka çfarë të pritet, rrethanat janë të atilla që Lista Serbe nuk është e interesuar të mbrojë interesat e qytetarëve të komunitetit në Kosovë, pasi është e dirigjuar nga Beogradi, por as të integrohet në institucionet e vendit. Andaj ska pse të pritet, sepse edhe në rajon e në botë, instilacioni gjeostrategjik dhe gjeopolitik është i tillë, që ne duhet të mendojmë më seriozisht për mbrojtjen e vendit dhe avancimin e statusi operativ dhe substancial të forcave të tanishme të Kosovës”, thotë Baraliu.
Ky proces i rëndësishëm sipas tij ka mundur të përfundohet para dy ose tre vitesh pasi ka pasur një përgaditje dhe përkrahje ndërkombëtare, mirëpo është neglizhuar për arsye dhe shkaqe të cilat i dinë vetëm klasa politke e atëhershme dhe ajo e tanishme.
Duke parë zhvillimet e fundit në rajon, Baraliu thotë se duhet të bëhen balance ndërmjet shteteve, pasi Serbia po dëshmohet dhe tregohet e militarizuar përmes blerjes së arsenalit ushtarak modern.
“Kështu krijohet një balanc i forcave, thjesht në rast nevoje të Serbisë agresive e cila edhe më tutje po dëshmohet dhe tregohet si e tillë duke u militarizuar përmes blerjes së arsenalit modern të armatimit, që thjesht të bëhen balance të ndryshme ndërmjet shteteve dhe sidomos mes pretendentëve dominues në Ballkan siç janë serbët dhe grekët”, ka thënë Baraliu. /gazetametro.net