Loading…

Barça dhe Dembele me marrëveshje për rinovimin e kontratës

  • 24/12/2021 | 11:15

Barça dhe Dembele me marrëveshje për rinovimin e kontratës

Dembele do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës. Ai do të rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor 2022.


Sipas SPORT, Barcelona ka arritur marrëveshje me Ousmane Dembele për rinvimin e kontratës për pesë vjet, deri më 2027.

Çelësi për arritjen e marrëveshjes është pranimi nga ana e Dembeles që të ulë pagën, derisa zyrtarizimi do të vijë javën tjetër, gjithnjë sipas të përditshmes katalunase.

Ka pasur spekulime se ai mund të largohet si lojtar i lirë në qershor të 2022, por Xavi Hernandez e ka bindur anësorin francez se është i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Dembele ka vuajtur shumë me dëmtime këto katër vite në ‘Camp Nou’, por me Xavin janë duke punuar veçanërisht për të mos u përsëritur lëndimet e shpeshta.

Dembele deri më tani ka bërë 126 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 30 gola.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë