Loading…

Barça vuan pasojat e ‘El Clasicos’, mposhtet edhe nga Vallecano

  • 27/10/2021 | 20:58

Barça vuan pasojat e ‘El Clasicos’, mposhtet edhe nga Vallecano

Duket se nuk kanë fund vuajtjet për tifozët e Barcelonës pasi skuadra e tyre vazhdon të zhgënjejë nga java në javë.

“Katalanasit” kanë pësuar humbje edhe nga Rayo Valecano pas disfatës së hidhur në “El Clasico” kundër Real Madridit, përcjellë KossovaPress.

Goli i Radamel Falcaos i realizuar në minutën e 30’ të ndeshjes rezultoi të ishte vendimtar në këtë ballafaqim duke bërë kështu që skuadra e drejtuar nga trajneri i shumë kritikuar Ronald Koeman të marr një tjetër dështim në këtë kampionat.

Barcelona kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin por sulmuesi holandez Memphis Depay dështoi të realizonte nga penalltia.

Pas 11 xhirove, Barcelona ka mbledhur vetëm 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë, kurse Rayo Vallecano është në vendin e pestë me 19 pikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë