Loading…

Barcelona duhet të largojë pesë lojtarë për të transferuar Haaland

  • 29/01/2022 | 14:20

Barcelona duhet të largojë pesë lojtarë për të transferuar Haaland

Barcelona nën udhëheqjen e presidentit Joan Laporta ka treguar interesim të madh në këto dy afate kalimtare të transferimeve, respektivisht në atë veror dhe këtë momental dimëror.


Pas transferimeve, duke sjellë emra si Emerson Royal, Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia gjatë verës, këtë janar Barça arriti të transferojë Ferran Torres dhe të sigurojë shërbimet e Adama Traores, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, tani bëhet e qartë që prioriteti kryesorë i Barcelonës është transferimi i një sulmuesi, ku në krye të listës për t’i transferuar në këtë janar janë Alvaro Morata dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkaq, emri që kryeson listën e të dëshiruarve te gjigandi katalunas është ylli norvegjez Erling Haaland, i cili është synimi kryesor për tu transferuar në “Camp Nou” gjatë verës.

Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, shifër kjo e cila Barcelona nuk mund ta përballojë, ku siç raporton “Fichajes”, Barça do të largojë së shpejti pesë lojtarë nga skuadra në mënyrë që të përfitojnë nga shitja e tyre, për të siguruar shërbimet e Haaland.

Emrat të cilët bëhet e ditur që pritet të largohen nga Barcelona janë Riqui Puig, Oscar Mingueza, Ousmane Dembele, Alejandro Balde dhe Inaki Pena.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë