Barcelona është duke e kërkuar me ngulm Lautaro Martinezin dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë edhe disa futbollistë të skuadrës, transmeton Gazeta Metro.
Drejtuesit e klubit katalunas thuhet se janë të gatshëm të provojnë çdo mundësi, vetëm e vetëm që sulmuesi i Interit të transferohet gjatë verës në ‘Camp Nou’.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Barcelona e do me çdo kusht sulmuesin argjentinas në skuadër dhe janë të gatshëm që në marrëveshje të përfshijnë edhe futbollistët si; Arturo Vidal, Nelson Semedo, Arthur, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.
Gjithashtu, është raportuar se kampioni spanjoll është gati të ofrojë 70 milionë euro, plus Arturo Vidalin e Nelson Semedon. /gazetametro.net