Loading…

Barcelona fiton minimalisht ndaj Espanyolit, mban gjallë shpresat për titull

  • 08/07/2020 | 23:59

Barcelona fiton minimalisht ndaj Espanyolit, mban gjallë shpresat për titull

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga, duke mbajtur gjallë edhe më tej gjasat për titull, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35’të në kampionatin spanjoll, skuadra e drejtuar nga Quique Setien ka shënuar fitore ndaj rivalit lokal, Espanyolit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Camp Nou’ ka përfunduar me rezultatin 1-0, me Luis Suarezin që ishte heroi i ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 56’të.

Barcelona tani ka 76 pikë në pozitën e dytë, vetëm një pikë më pak se Real Madridi që ndeshjen e kësaj jave luan ndaj Alavesit.

Kurse, Espanyoli mbetet me 24 pikë në pozitën e fundit dhe tani edhe zyrtarisht bien një kategori më poshtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë