Loading…

Barcelona fiton ndaj Vallecanos

  • 27/01/2021 | 23:10

Barcelona fiton ndaj Vallecanos

Barcelona ka vazhduar tutje në garën për Coppa del Rey duke e mposhtur Rayo Vallecanon me përmbysjen 2-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket nivelit të lojës dhe si rrjedhojë edhe rezultati mbeti ai i fillimit, 0-0, përcjell KosovaPress.

Në pjesën e dytë, kur po zhvillohej minuta e 63’, Vallecano kaloi në epërsi me golin e Garcias.

Nga ky moment Barcelona mori lojën në dorë. Fillimisht shifrat i barazoi i rikthyeri pas dy ndeshjeve për shkak të dënimit Lionel Messi në minutën e 70’ pas asistimit të Antoine Griezmann, kurse golin e fitores për skuadrën e Ronald Koeman e realizoi mesfushori holandez Frankie De Jong në minutën e 80’ të ndeshjes.

Kështu Barcelona siguron kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë