Loading…

Barcelona gabon përsëri, ndalet me barazim nga Atletico dhe mbetet prapa në garën për titull

  • 30/06/2020 | 23:59

Barcelona gabon përsëri, ndalet me barazim nga Atletico dhe mbetet prapa në garën për titull

Pas barazimit me Celta Vigon, skuadra e Barcelonës ka regjistruar edhe barazimin e dytë radhazi në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33’të në kampionatin spanjoll, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Camp Nou’ ka përfunduar me rezultatin 2-2. Diego Costa (autogol) dhe Lionel Messi shënuan për kataluansit, kurse Saul Niguez shënoi të dy golat për madrilenët dhe të dytë nga pika e bardhë.

Barcelona tani ka 70 pikë dhe renditet në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se skuadra lidere, Real Madrid. Por, ‘Los Blancos’ ndeshjen e kësaj jave e luajnë pasnesër (e enjte) ndaj Getafes.

Kurse, Atletico Madrid tani ka 59 pikë dhe renditet në pozitën e tretë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë