Loading…

Barcelona harton një plan për rinovimin e Messit, do qëndrojë në klub edhe 10 vite

  • 02/05/2021 | 12:25

Barcelona harton një plan për rinovimin e Messit, do qëndrojë në klub edhe 10 vite

Skuadra e Barcelonës si duket do të ketë në pronësi yllin argjentinas, Lionel Messi edhe më tutje.


Sipas “Deportes Cuarto”, Barcelona ka hartuar një plan që ai të qëndrojë për një periudhë më afatgjate në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Plani nuk është që ta bindin argjentinasin me para, por me të ardhme sportive.

Pjesa ekonomike do të jetë për kontratë 10 vjeçare, fillimisht dy vitet e para, Messi do qëndrojë si futbollist, pas dy vitesh ai do të shkojë në MLS ku do të kishte dëshirë të provonte futbollin amerikan.

Në momentin e pensionimit të tij, ai do të rikthehej në Camp Nou për tu bërë ambasador i klubit dhe të punojë në klub.

Sipas artikullit, Messi është duke menduar ta pranojë propozimin, që do të thojshte se ai do të pranonte të përgjysmonte rrogën e tij.

Marrëdhëniet e Messit me Laportan janë të mira, kështu që 33 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën e re në fund të sezonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë