Loading…

Barcelona i vendos klauzolë të ‘çmendur’ Miralem Pjanicit

  • 29/06/2020 | 21:49

Barcelona i vendos klauzolë të ‘çmendur’ Miralem Pjanicit

Barcelona sot gjatë ditës ka kompletuar transferimin e Miralem Pjanicit, i cili do t’i bashkohet skuadrës katalunase nga sezoni i ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona sot gjatë ditës përmes faqes zyrtare të klubit njoftoi se ka arritur marrëveshje transferimi me Juventusin për mesfushorin boshnjak.

Klubi katalunas njoftoi se për shërbimet e 30 vjeçarit kanë paguar 60 milionë euro, teksa 5 milionë të tjera do t’ia paguajnë Juventusit në formë të bonusit.

Reprezentuesi i Bosnjës ka nënshkruar kontratë deri më 2024, por ajo çfarë ka marrë vëmendjen nga ky transferim është klauzola.

Barcelona i ka vendosur klauzolë largimi Miralem Pjanicit prej 400 milionë eurove, në rast se ndonjë klub shpreh interesim për blerjen e tij para se t’i skadojë kontrata me katalunasit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë