Loading…

Barcelona, Interi dhe Atletico pas Guendouzit, Arsenali i cakton çmimin e largimit

  • 07/07/2020 | 17:54

Barcelona, Interi dhe Atletico pas Guendouzit, Arsenali i cakton çmimin e largimit

Mesfushori francez, Matteo Guendouzi, nuk bën më pjesë në planet e Mikel Artetas dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


Raportet mes 21 vjeçarit dhe trajnerit spanjoll, Mikel Artetas, thuhet se janë prishur dhe lojtari ka kërkuar largimin, kërkesë e cila është aprovuar nga Arsenali.

‘L’Equipe’ shkruan se tashmë interesim për Guendouzin kanë shprehur Barcelona, Interi dhe Atletico Madrid, teksa klubi londinez do kërkoj 40 milionë euro për shitjen e tij.

Gjithashtu thuhet se ‘Topçinjët’ janë të gatshëm edhe për huazimin e reprezentuesit francez.

Ndryshe, Matteo Guendouzi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2018 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2022. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë