Loading…

Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit, mësohet sa do mungojë francezi

  • 12/07/2020 | 14:23

Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit, mësohet sa do mungojë francezi

FC Barcelona ka konfirmuar se Antoine Griezmann ka dëmtuar muskulin e kuadricepsit në këmbën e djathtë dhe nuk do luajë në dy ndeshjet e mbetura në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36’të në kampionatin spanjoll të zhvilluar mbrëmë, skuadra e udhëhequr nga Quique Setien shënoi fitore në udhëtim te Real Valadollid, me rezultatin 0-1.

LEXO EDHE: Barcelona shënon fitore minimale, mban gjallë shpresat për titull

Në këtë ndeshje lëndim pësoi Antoine Griezmann, i cili nuk do jetë në dispozicion të katalunasve për dy ndeshjet e mbetura në La Liga.

Sulmuesi francez thuhet se mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë