Loading…

Barcelona me rekord të pabesueshëm

  • 12/07/2019 | 22:09

Barcelona me rekord të pabesueshëm

Barcelona po shpenzon para sikur të ishte në një krizë rezultatesh dhe të kërkonte zgjidhje. Klubi blaugrana konfirmoi pasditen e së premtes transferimin e Antoine Griezmannit, duke e blerë francezin nga Atletico Madrid për shumën e 120 milionë eurove.


Siç raportohet, janë ende disa detaje ekonomike për t’u saktësuar me drejtuesit e Atleticos, gjithsesi i pakontestueshëm është trendi i shpenzimeve astronomike të Barcelonës.

Tashmë janë shumë larg ditët kur katalanasit siguronin sukseset nga talentet prodhuara në akademinë e La Masia. Duket se Barcelona është e gatshme të boshatisë llogarinë bankare vetëm me qëllim që të rikthejë në “Camp Nou” trofeun e Champions League.

Konkretisht Barcelona i ka dhuruar vetes titullin si klubi i parë që shpenzon mbi 1miliard euro në blerje futbollistësh, në një periudhë 5-vjeçare, që starton nga sezoni 2014/15.

Katalanasit janë shpenzuesit më të mëdhenj në Evropë në këtë gjysmë dekade, në një fushatë të startuar me blerjen e Luis Suarezit nga Liverpool, për të vijuar me Ousame Dembele dhe Philippe Coutinho. Ndërkohë që vetëm në këtë verë, të pa nisur ende mirë, klubi blaugrana ka shpenzuar fuqishëm për blerjen e Frenkie de Jong dhe Griezmann.

Referuar statistikave të revistës holandeze “Voetbal International”, klasifikimi i klubeve që kanë shpenzuar më shumë në këto 5 vite, shoqëruar me shumën përkatëse, është si vijon:

Barcelona – 1.08 miliard euro

Manchester City – 996 milionë

Manchester United – 890 milionë

Chelsea – 875 milionë

Juventus – 868 milionë

Atletico Madrid – 800 milionë

Paris Saint-Germain – 773 milionë

Real Madrid – 755 milionë

Liverpool – 714 milionë

AS Roma – 586 milionë

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë