Loading…

Barcelona me transferim befasues nga Dortmundi, por kanë një arsye të fortë

  • 16/06/2019 | 17:54

Barcelona me transferim befasues nga Dortmundi, por kanë një arsye të fortë

Barcelona ka shënjestruar mbrojtësin e Borussia Dortmundin, Raphael Guerreiro, si një nga përforcimet e mundshme në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona është duke menduar transferimin e Guerrerios për të ndihmuar dhe rivalizuar Jordi Alban në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi që shpeshherë e atë krahë e ka mbuluar Nelson Semedo, i cili është mbrojtës i djathtë.

Madje, Guerrerio mund t’i ndihmojë Barcelonës edhe në mesfushë, ashtu siç ka bërë gjatë sezonit të fundit te Dortmundi.

Duket se Barcelona ka analizuar gabimet nga sezoni i fundit dhe nuk duan më që ato të përsëriten.Katalunasit duan të formojnë një skuadër sa më konkuruese në mënyrë që ta rikthejnë titullin e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”.

Vlera e 25 vjeçarit në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 25 milionë euro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë