Loading…

Barcelona merr aprovimin e La Ligas, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Messit

  • 06/06/2023 | 15:44

Barcelona merr aprovimin e La Ligas, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Messit

FC Barcelona tashmë ka marrë ‘OK’ nga Liga për planin e qëndrueshmërisë që ka prezantuar disa javë më parë për dy sezonet e ardhshme.


Në këtë mënyrë, Barça tashmë ka dritën jeshile për të gjitha operacionet që klubi i Barcelonës duhet të kryejë për sezonin e ardhshëm.

LaLiga e ka pranuar përpjekjen e bërë nga klubi i Barçës dhe kursimet e bëra në muajt e fundit, transmeton Gazeta Express.

Tani që plani është miratuar, përveçse mund të regjistrohen kontratat e futbollistëve tashmë të rinovuar si Ronald Araujo dhe Gavi,  mund të kompletohet edhe marrëveshje me Iñigo Martínez

Dhe, më e rëndësishmja, katalonasit do të jeë në gjendje t’i dërgojnë një ofertë zyrtare Leo Messit.

Dje, të hënën, Joan Laporta dhe Jorge Messi u takuan në përpjekje për t’iu afruar pozicioneve me synimin për një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas.

Me ‘OK’ të Ligës në planin e qëndrueshmërisë, Barça tashmë mund të negociojë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë