Loading…

Barcelona merr një super lajm, para ndeshjes me Napolin në Ligën e Kampionëve

  • 01/08/2020 | 18:23

Barcelona merr një super lajm, para ndeshjes me Napolin në Ligën e Kampionëve

Dyshja e sulmit, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, sot i janë kthyer stërvitjeve të Barcelona, transmeton Gazeta Metro.


‘Mundo Deportivo’ shkruan se të dy futbollistët sot kanë përfunduar një seancë të plotë stërvitore, teksa ditë më parë nga lëndimi u rikthye edhe Clement Lenglet.

Ky padyshim është një lajm i mirë për skuadrën e drejtuar nga Quique Setien, para ndeshjes së kthimit ndaj Napolit Në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do zhvillohet më 8 gusht në ‘Camp Nou’, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në ‘San Paolo’ kishte përfunduar baras, 1-1.

Kujtojmë se Arturo Vidal do ta humbasë këtë ndeshje, pasi reprezentuesi kilian ishte ndëshkuar me karton të kur në ndeshjen e parë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë