Loading…

Barcelona mposht Betisin, e ‘blindon’ vendin e parë

  • 01/02/2023 | 23:06

Barcelona mposht Betisin, e ‘blindon’ vendin e parë

Barcelona e ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi në La Liga.


Katalonasit triumfuan 1:2 në udhëtimin e vështirë ndaj Real Betisit në ndeshjet e mbetur nga xhiroja e 17-të, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa fitues, me dy ekipet që patën pak raste shënimi.

Në minutën e 65-të, Raphinha kaloi mysafirët në epërsi, pas asistimit nga Alejandro Balde.

Epërsia e katalonasve u dyfishua në minutën e 80-të kur Leëandoëski realizoi.

Vendasit u rikthyen tek në minutën e 85-të kur Kounde shënoi autogol.

Më pas, Betisi tentoi të bënte diçka më shumë, por në fund Barcelona rrëmbeu tri pikët.

Me këtë fitore, tani Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Real Madridi që tani ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Betisi mbetet i gjashti me 31 pikë gjithsej.

(q2stadium.com)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë