Barcelona ka shënuar fitore me rezultat minimal 0-1 përballë Mallorcas në kuadër të javës së shtatë në La Liga, transmeton Gazeta Metro.
Golin e vetëm të takimit e shënoi në minutën e 20’të i përhershmi, Robert Lewandowski pas asistimit të Ansu Fatit.
Blaugranasit nuk është se kishin raste të volitshme për të thelluar epërsinë, por gjatë gjithë takimit ashtu siç pritej u treguan shumë dominues në fushë.
Për Mallorcan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti për 90 minuta por nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Barcelona me këtë fitore radhitet në pozitën e parë në tabelë me 19 pikë, një më shumë se Real Madrid e cila nesër takohet me Osasunan. Kurse, skuadra e udhëhequr nga Javier Aguirre mbetet në vendin e dhjetë me tetë pikë. /gazetametro.net