Loading…
Barcelona nuk ka para për Neymar: Ky pritet të jetë plani
  • 12/07/2019 | 10:20

Barcelona nuk ka para për Neymar: Ky pritet të jetë plani

Thashethemet Neymar dhe Barcelona po vazhdojnë ende dhe janë në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Metro.


Ylli Brazilit, Neymar Jr është i pakënaqur tek PSG dhe si pasojë po synon rikthimin tek Barcelona.

Por, për rikthimin e tij në ‘Camp Nou’, kampionët e Ligue 1 po kërkojnë një shumë të majme parash, të cilën Barca duket se vështirë që do ta paguajë.

Sipas gjermanes ‘Bild’, katalanët nuk do të paguajnë para të gatshme, por kanë një plan tjetër për rikthimin e Neymar. Drejtuesit e kampionëve të La Liga kanë ofruar tek PSG katër lojtarë, nga të cilët PSG mund të zgjedh tre.

Samuel Umtiti, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho e Nelson Semedo janë emrat në tavolinë. Mbetet të shihet nëse Paris Saint Germain do të pranojnë një mundësi të tillë, apo do të kërkojnë para.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë