Loading…

Barcelona ofron dy yjet e skuadrës për Neymarin, PSG i jep dritën e gjelbër

  • 07/07/2020 | 16:47

Barcelona ofron dy yjet e skuadrës për Neymarin, PSG i jep dritën e gjelbër

Mediat spanjolle përsëri kanë filluar me raportimet për një rikthim të mundshëm të Neymarit te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


‘AS’ shkruan se Neymar dhe Paris Saint-Germain kanë një marrëveshje mesvete, ku klubi e lejon lojtarin që të bashkohet me Barcelonës para fillimit të sezonit 2020/21.

Klubi francez thuhet se është duke pritur një ofertë të duhur, teksa mediumi spanjoll shkruan se klubi katalunas do t’i ofrojë Ousmane Dembelen dhe Antoine Griezmannin, ofertë e cila duket e parezistueshme.

Mediat franceze shkruajnë se PSG është duke u përgatitur për largimin e njërit prej yjeve të skuadrës, Neymarit ose Kylian Mbappes, e që sipas të gjitha gjasave braziliani do jetë ai.

Ndryshe, Neymar ka kontratë të vlefshme me kampionin francez deri më 2022. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë