Loading…

Barcelona planifikon transferimin falas të Sergio Agueros

  • 13/01/2021 | 15:44

Barcelona planifikon transferimin falas të Sergio Agueros

Barcelona është i interesuar për transferimin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.


Aguero ka nisur në formacionin bazë vetëm tri herë shkaku i lëndimit, por kontrata i skadon kontrata në fundin e edicionit, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi ende është duke pritur kontratën e re të “Qytetarëve”, por është i lirë të negociojë me skuadra të tjera.

Sipas The Sun, Barcelona është e interesuar për transferimin e Agueros, ngase janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në vitet e fundit argjentinasi ka bindur të gjithë me super përformancat në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Një transferim i tillë mund të bind Messin të rinovojë kontratën, ngase janë miq të mirë që sa vite.

Sidoqoftë, interesim për Agueron ka shprehur edhe PSG-ja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë