Loading…

Barcelona shënjestron yllin e Borussia Dortmundit

  • 06/06/2020 | 15:33

Barcelona shënjestron yllin e Borussia Dortmundit

Barcelona ka shënjestruar futbollistin e krahut të majtë, Raphael Guerreiron, si një nga transferimet e mundshme për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona tash e një kohë vazhdon të jetë e lidhur me një transferim te Lautaro Martinezit nga Interi, për të cilin pritet të paguajnë një shumë të majme të parave dhe t’i ofrojnë një ose dy lojtarë.

Junior Firpo është një nga lojtarët që mund të përfshihet në marrëveshje, teksa ‘Mundo Deportivo’ shkruan se kjo do t’i hapte rrugë transferimit të Raphael Guerreiros nga Dortmundi.

26 vjeçari nga Portugalia mund të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

Përveç tij, Barcelona thuhet se në listë ka edhe Juan Bernatin e PSG’së, Angelinon e Manchester Cityt, Pervis Estupinanin e Watfordit dhe Nicolas Tagliaficon e Ajaxit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë