Loading…

Barcelona shënon fitore në udhëtim ndaj Athletic Bilbao

  • 08/03/2026 | 15:29

Barcelona shënon fitore në udhëtim ndaj Athletic Bilbao

 Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Athletic Club me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Mames”, duke ruajtur epërsinë në krye të tabelës në LaLiga.


Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë dhe që në sekondat e para Joao Cancelo e ka goditur traversën pas një aksioni të shpejtë të Barcelonës.

Në anën tjetër, vendasit kanë pasur disa mundësi, por nuk kanë arritur ta gjejnë rrugën e golit.

Gjatë pjesës së parë është lënduar mesfushori i Bilbao, Unai Gomez, i cili është zëvendësuar nga Robert Navarro.

Barcelona ka pasur më shumë kontroll të lojës, por mbrojtja e vendasve e udhëhequr nga Dani Vivian dhe Aymeric Laporte ka arritur t’i ndalë sulmet e mysafirëve.

Në pjesën e dytë rastet kanë vazhduar në të dy anët. Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka bërë disa pritje të rëndësishme, ndërsa edhe Marcus Rashford ka rrezikuar për mysafirët.

Goli vendimtar ka ardhur në pjesën e dytë nga talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka realizuar përmes një goditje në këndin e epërm të portës.

Deri në fund, Athletic e ka provuar ta barazojë me lojtarë si Inaki Williams dhe Oihan Sancet, por portieri Garcia ka qenë në veend.

Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë në tabelë me katër pikë më shumë se ndjekësit, ndërsa Athletic Bilbao mbetet pesë pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë