Loading…

Barcelona shumë pranë rikthimit të mbrojtësit veteran

  • 12/11/2021 | 17:02

Barcelona shumë pranë rikthimit të mbrojtësit veteran

Gjigandi katalunas Barcelona është shumë pranë rikthimit të Dani Alves në stadiumin “Camp Nou”, ku “Goal” e konfirmon që marrëveshja me mbrojtësin veteran është shumë afër të arrihet.


Trajneri i ri i Barçës Xavi dëshiron me çdo kusht që ta rikthejë ish-bashkëlojtarin e tij në klub, dhe ka kërkuar që marrëveshja e mbrojtësin brazilian të arrihet sa më shpejtë, përcjell KosovaPress.

Alves e la të hapur mundësinë e rikthimit te Barcelona, ku në një intervistë për “Sport” në tetor kishte thënë që do të ishte i gatshëm që të dëgjoj oferta.

“Do të tingëllonte si një mundësi tejet e mirë nëse i duhem Barçës tani. Gjithmonë e kam thënë që jam larguar sepse e pash që gjërat nuk ishin në rregull. Po ashtu, e kam thënë që kur Barça ka nevojë për mua dhe më dëshiron mua, do të jem në dispozicion pavarësisht se ku jam. Dashuria dhe respekti që kam për këtë klub është shumë i madh”, tha Alves.

Në aventurën e tij të parë me gjigandin katalunas, Alves kishte bërë 391 paraqitje për Barcelonën duke regjistruar 21 gola dhe 101 asistime mbi emrin e tij, dhe duke arritur të fitojë 23 trofe përgjatë periudhës së viteve 2008 deri në 2016.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë