Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat, që pati paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën e Botës me Marokun mund të jetë transferimi i orëve të fundit i Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Metro.
Siç raporton mediumi spanjoll ‘Marca’, katalunasit do t’i kërkojnë skuadrës italiane një huazim me opsion blerje prej 35 milionë që mund të arrijë në 40 milionë nëse arrihen disa objektiva.
Sipas tyre, oferta e parë e blaugranasve do të bëhet gjatë ditës së sotme, mirëpo thuhet se Fiorentina për momentin nuk është e bindur nga propozimi i Barcelonës.
Ndryshe, 26-vjeçari u përfshi në formacionin më të mirë të Kampionatit botëror dhe shumë klube e kanë ndjekur atë që nga dhjetori i kaluar. Liverpool dhe Atletico Madrid ishin dy nga skuadrat e lidhura me marokenin.
Ai këtë sezon në Serie A ka zhvilluar 25 ndeshje, megjithatë nuk ka arritur as të shënojë gol apo të asistojë. /gazetametro.net