Loading…

Barcelona triumfon me lehtësi përballë Elches, rrit distancën e pikëve me Real Madrid

  • 01/04/2023 | 23:06

Barcelona triumfon me lehtësi përballë Elches, rrit distancën e pikëve me Real Madrid

Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 0-4 në udhëtim kundër Elches, duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt titullit në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Katalunasit nuk e kishin aspak të vështirë të merrnin tre pikët sonte kundër skuadrës së renditet në pozitën e fundit në tabelë.

Ishte sulmuesi Robert Lewandowski që shkëlqeu me dy gola (20′, 66′), derisa nga një realizuan Ansu Fati (56′) dhe Ferran Torres (70′).

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez pas kësaj fitore ka 71 pikë në pozitën e parë, 15 më shumë se Real Madrid që nesër do të takohet me Real Valladolid.

Ndryshe, rivalët e përbetuar do të takohen të mërkurën në ‘Camp Nou’ në ndeshjen kthyese të Copa Del Rey. Të parën e kishin fituar blaugranasit me rezultat 0-1. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë