Loading…

Barcelona zyrtarizon transferimin e talentit brazilian, i vendos klauzolë 300 milionë euro

  • 06/08/2020 | 19:19

Barcelona zyrtarizon transferimin e talentit brazilian, i vendos klauzolë 300 milionë euro

Drejtuesit e Barcelonës kanë plotësuar të gjitha formalitetet që lidhen me blerjen përfundimtare të Gustavo Mai nga Sao Paulo.


Disa kohë më parë, blaugranët kishin siguruar mundësinë për blerjen e sulmuesit të talentuar, pasi kishin derdhur në arkat e klubit brazilian 1 milion euro, gjë e cila u dha edhe mundësinë e transferimit përfundimtar të 19 vjeçarit.

Mediat nga Gadishulli Iberik dhe Amerika e Jugut kanë raportuar në mënyrë të përsëritur që nga atëherë se operacioni në lidhje me transferimin e Gustavo Mai në Barcelona është afër përfundimit.

Megjithatë klubi katalanas nuk ishte prononcuar asnjëherë në lidhje me këtë temë dhe tashmë që përfunduan të gjitha procedurat doli me një deklaratë zyrtare.

Braziliani ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me ekipin katalanas dhe do të fillojë aventurën e tij evropiane te Barcelona B.

Barcelona pagoi në total 4.5 milionë euro për futbollistin dhe i ka vendosur një klauzolë blerjeje prej 300 milionë euro në kontratën e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë